Teatri si shtëpia e nënë Qamiles, Veliaj: Nuk pyes ata budallenjtë atje

schedule16:06 - 19 Maj, 2020

schedule 16:06 - 19 Maj, 2020

Erion Veliaj zgjodhi ti dorëzoi çelësat e shtëpisë së rindërtuar  pas tërmetit të 21 shtatorit të 2019 –ës nënë Qamiles nga Kombinati  për të folur për Teatrin Kombëtar.

Dy herë ke qarë nje herë kur u shemb dhe tani qe u ndërtua, me një shtëpio që tashmë i ka të gjithë kushtet, lotët e sotëm janë lot gëzimi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bisedoi me nënë Qamilen dhe për protestën e zhvilluar në Tiranë pasditen e të hënës. Në fjalën e tij ai është shprehur se nuk do të pyëse budallenjt por do bëjë sipas mendjes së tij.

“I shikoja dje në protestë teksa rrifeshin me njëri tjetrin, erdhen për mau dhe për Edi Ramën dhe përfunduan duke u rraf me njëri tjetrin. Po për çfarë rrifen për parti. Thoni që jeni kundra por jo në grushta njëri tjetrin. Ato teatrin e kanë për shoë”, është shprehur Veliaj.

Ndërkohë shtëpinë e dëmtuar nga lëkundjet e tokës Veliaj e krahasoi me godinën e Teatrit Kombetar.

“Ditën që u prish shtëpia, edhe gjyshi, edhe nënë Qamilja, qanë. Kishin shumë kujtime aty, në atë shtëpi të amortizuar nga tërmeti, e cila s’mbante më, ra me prekjen e parë. Sot qamë për herë të dytë. Por, këto ishin lot gëzimi për shtëpinë e re, më moderne, me të gjitha kushtet, me ndriçim LED, termoizolim, banjo, dushe, me kuzhinë e dhomë pritjeje të re. Sot është gëzimi i dytë dhe këto janë lotë gëzimi.“E fola pak edhe me nënë Qamilen, se historia e kësaj shtëpie ngjan pak edhe me teatrin: qamë kur bie një gjë e vjetër, ku kemi kujtime, ama do qajmë prapë nga gëzimi kur të ndërtohet një e re. Kur një ndërtesë nuk mban më, qoftë shtëpi, qoftë teatër, kopësht, çerdhe, a ngrehinë tjetër, është më mirë t’i themi lamtumirë,” ka thënë ndër të tjera Veliaj.

Pas kësaj shtëpie në Kombinat Veliaj u shpreh se shumë shpejt do të fillojë puna edhe për ndërtimin e 800 shtëpive të reja./abcnews.al