Teatri, Meta thirrje qeverisë e bashkisë: Dëgjojini e dialogoni me artistët

schedule13:46 - 13 Qershor, 2018

schedule 13:46 - 13 Qershor, 2018

Presidenti i Republikës ka reaguar për debatin publik mbi godinën e Teatrit Kombëtar. Kreu i shtetit thotë se po ndjek me vëmendje të veçantë shqetësimin e komunitetit të artistëve dhe i bën thirrje qeverisë e bashkisë për dialog me artistët.

“Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve, e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thuhet në reagimin e Presidentit të Republikës.

Kreu i shtetit është njohur edhe personalisht me shqetësimet e artistëve, gjatë një takimi me ta në Presidencë më 4 Prill./abcnews.al