Teatri i ri në 2025, Veliaj: Godina do të jetë gati vitin e ardhshëm

schedule15:44 - 22 Janar, 2024

schedule 15:44 - 22 Janar, 2024

Vitin e ardhshëm kur Tirana do të jetë dhe “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës” sipas kryetarit të bashkisë  Erion Veliaj do të ketë dhe godinën e teatrit të ri kombëtar të përfunduar.

“Puna më delikate, më e vështirë, por edhe më qëndrueshme – me Eurocod 8 që punojmë ne, sidomos me kodet e reja pas tërmetit – është pjesa e nëntokës. Në momentin që mbarojmë me këtë saktësi punimet e nëntokës, e kemi shumë më kollaj të ecim më pas me punën mbi tokë. Ne duhet të synojmë që vitin tjetër ta kemi mbyllur pjesën e infrastrukturës së teatrit. Pastaj, të kujdesemi vetëm për pjesën e pajisjeve, që në kohë rekord, sidomos në vitin 2025, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, të kemi finalizimin e kësaj kryevepre”, shtoi ai.

Aktualisht po punohet për parkingun nëntokësor. Gjatë inspektimit në kantier, kryebashkiaku tha se  godina do të nisë ndërtimin në fund të verës.

“Sot quajmë zyrtarisht hedhjen e themeleve të Teatrit me sistemin e diafragmës. Pastaj, duke përdorur hyrjen nga ish-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, do të bëjmë evadimin e inerteve deri në pranverë, që në fund të verës të kemi mundësi të dalim mbi sipërfaqe.”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë  u shpreh i sigurt se për Teatrin e ri Kombëtar qytetarët e Tiranës do të jenë të gjithë bashkë, përtej ndasive politike.

“Jemi të gjithë shqiptarë, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej cic-miceve politike. Kjo do jetë një vepër ku do shkojnë të gjithë fëmijët tanë. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të lemë të shkuarat të mbeten të shkuara, dhe të mbajmë sytë te e ardhmja, për atë Tiranë që ëndërrojmë të gjithë. Ndaj, ju uroj shumë sukses! Punë të mbarë!”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!