Teatri i ri kombëtar, Veliaj: Beteja politike e radhës e opozitës

schedule15:07 - 29 Korrik, 2019

schedule 15:07 - 29 Korrik, 2019

Puna për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar do të nisë në vjeshtë. Bashkia e Tiranës ka çelur garën më 22 Korrik ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore. Çështja e teatrit për Veliajn është beteja e radhës politike e opozitës.

Çështja e Teatrit Kombëtar për kryebashkiakun e Tiranes Erion Veliaj është beteja politike e radhës e kryedemokratit Lulzim Basha. Protestat thotë Veliaj nuk kanë lëkundur as atë e as qeverinë dhe ndërtimin e teatrit të ri e kanë në fokus.

“Iku kauza Rama ik, iku kauza “Edhe unë” tani merren me teatrin/. Kështu thonin edhe për liqenin, mos ma prek sheshin, mos pma prek pzarin, mos ma prek kalanë. Ne nuk do ta humbasim kurrë fokusin. Ky është një vend ku Presidenti h7umbet fokusin, një ditë merret me domate, një ditë me qen, me teatër, me Lanën. Ky është një vend ku kryetari i opozitës humbet fokusin, ndërron kauzat siç ndërron këmishat. Misioni ynë është të drejtojmë qytetin”, tha Veliaj.

Presidenti i Republikës Ilir Meta pak ditë më parë ligjin për teatrin e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese,  por a do ta presë mazhoranca vendimin e saj?

“Kur gjykata vlerëson se një veprim duhet të marrë masë bllokimi jep masë bllokimi e cila detyron të presësh vendimin. Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë masë bllokimi. Nuk di çfarë ka bërë presidenti në Gjykatën Kushtetuese një orë e gjysmë. Më duket një teatër i mbetur në tentativë. Po t’i dhimbsej Gjykata Kushtetuese çonte edhe dekretin e tij në të njëjtën mënyrë kinematografike në vend të parë. Këto janë përpjekje të dështuara të njerëzve që kanë dalë kompet jashtë misionit të tyre. Ne kemi në mënyrë të përsëritur presidentë që duan të bëhen drejtorë komunaleje të bashkisë dhe ndërkohë kanë harruar që të jenë president”, tha Veliaj.

Më 22 Korrik bashkia ka çelur garën për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Kryebashkiaku shpjegon se do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore. Gjasat janë që puna në terren të nisë në vjeshtë.

“Besoj se do duhen edhe disa muaj punë. Në datë 22 Korrik është bërë shpallja  nga APP. Është bërë publike, nuk është bërë fshehurazi. Çdo gjë sipas ligjit që u amendua me rekomandimin e BE. Ke tha po ta mendoni këtë dhe po të ketë të tjerë me oferta që vijnë atëherë kjo është sipas standardeve të BE-së. Ne këtë e bëmë. Sot zbulojmë që qenka alibi. Dje thoshin që kështu tha KE, kështu na tha OSBE. KE dhe OSBE-ja thanë që zgjedhjet legjitime dhe parlamenti është legjitim. Pra pse janë selektivë, zgjedhin vetëm ato që iu interesojnë”, tha Veliaj.

Teatri i ri Kombëtar përsërit kryebashkiaku do të ndërtohet në sipërfaqen e teatrit ekzistues ndërsa projekti që do të zbatohet është ai i arkitektit danez Bjark Ingels./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!