Teatri i kukullave hap dyert për festën e fëmijëve, shfaqjet artistik ende pezull

schedule17:35 - 1 Qershor, 2020

schedule 17:35 - 1 Qershor, 2020

Rikthehen aktivitetet kulturore për fëmijë  vetëm për një ditë.  3 muaj pas izolimit nga pandemia, artistet e “Teatrit te kukullave” rikthehen  ne shtepinë e tyre te dyte për festen e fëmijëve.

 “Ne  kemi organizuar si institucion një ekspozite shumë të bukur me piktura brenda në hollin e teatrit edhe për të ftuar fëmijët meqenëse teatri po hapet gradualisht.  Gjithashtu kemi bërë gati edhe shfaqjen “ 3 derrkucët “ për në parkun rinia”, ka thënë Bebeti.

Emocionet për Shegushe Bebetin janë të mëdha.

“ Për të thënë të vërtetën, teatri më mungon, është shtëpia ime e dytë.  Sigurisht është kënaqesi kur vjen takon miqtë  dhe kolegët,” shprehet aktorja.

Holli i teatrit ështe dekuruar me ekspoziten e krijuar prej femijeve te qendres kulturore . Gëzimi zgjat pak çaste, pasi aktiviteti kulturor do të mungojnë edhe për pak kohë.

“ Kam pikturuar festen e 1 qershorit. Në qendër kam vënë një klloun  dhe rreth tyre janë fëmijët të cilët po festojnë”, shprehet një nga fëmijët.

Një tjetër fëmijë thkeosn se në vizatimet e bëra ka shprehur imagjinatën e tij.

“Me këtë pikturë doja të shprehja se edhe pse jemi të rracave të ndryshme, ne jemi të gjithë fëmijëve të njëjtë. Unë kam vizatuar një vajzë e cila është gëzuar në lendinë”.

Ky fillim  qershor do të mbahet mend gjatë për fëmijët, pasi ata dalin lirshem, pas tre muaj mbyllje për festën e tyre.

Fëmijët thonë se shfaqjet me kukulla i kanë munguar shumë

 “ Shpresoj shume qe te hapen aktivitetet kulturore ne teater,  edhe ne te jemi sa me prane femijeve. Por edhe institucionit i mungon shume buzeqeshja  dhe duartrokitjet  e tyre”.

Ky fillim qershori do të mbëhet mend gjatë për fëmijët pasi dalin pas 3 muajsh përmbyllhe

Festa e 1 qershorit këtë radhë është më e veçantë është si një rilindje për të gjithë fëmijët, pasi periudha e mbylkjes ka qenë shumë e gjatë dhe dalja si të lirë besoj se do të bëjë që ta shijojnë më shumë se çdo gjë këtë 1 qershor”.
Një fëmijë është shprehur se e pëlqen shumë teatrin dhe shfaqja që ka përlyer më shumë është “E Bukura dhe Bisha”.

Shfaqja” 3 derrkucët” u shijua nga shumë fëmijë  të shoqeruar nga prindër dhe gjyshër në  parkun  Rinia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!