Teatri i Kukullave e nis sezonin në Pediatri me shfaqjen “Kësulkuqja”

schedule20:03 - 13 Shtator, 2018

schedule 20:03 - 13 Shtator, 2018

Shfaqja” Kësulkuqja” çel sezonin artistik  të teatrit të Kukullave në Spitalin Pediatrik. Drejtori i këtij institucioni Erjon Isai thotë se qëllimi kryesor është që të shkojmë në çdo cep dhe periferi të Tiranës, pasi Teatri nuk është vetëm për fëmijët në qendër.

Teatri Kombëtar dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve e nisin sezonin artistik jashtë Teatrit, në spitalin pediatrik. Shfaqja e repertorit “Kësulkuqja” u realizua në ambjentet e spitalit, për fëmijët të cilët janë të shtruar dhe qëllimi kryesor është kalimi i një dite ndryshe dhe me argëtim për fëmijët, të cilët po kurohen në këtë spital.

Ndërkohë që për sezonin e ri artistik sipas drejtorit të Teatrit të Kukullave do të ketë 10 premiera, ndërthurur mes pjesëve shqiptare dhe të huaja.

Premiera e parë në Teatrin e Kukullave  do të jetë ” Princi bretke” më 20 shtator. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!