Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Të vrava nënën!” Tragjike në Greqi, burri vret gruan dhe më pas telefonon të birin për t’i treguar krimin

schedule07:46 - 24 Qershor, 2022

schedule 07:46 - 24 Qershor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koukaki të Greqisë, ku një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare.

Pak pas orës 1:00 të mëngjesit, ai e ka goditur me thikë gruan, në banesën ku banonin në rrugën Matrozou dhe më pas është larguar, shkruajnë mediat greke.

46-vjeçarja është gjetur nga djali i saj 24-vjeçar i cili ka njoftuar policinë.



55-vjeçari pasi ka ka vrarë gruan e tij, ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: “Të vrava nënën!” . I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i tha se kishte kryer krimin e tmerrshëm. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë e rëndë.

Ndërkohë, 53-vjeçari është larguar me makinën e tij në Palea Fokaia dhe ka tentuar pa sukses të bëjë vetëvrasje duke u rrëzuar nga ura.

Ai është gjetur nga autoritetet dhe aktualisht po trajtohet në spital. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!