Të vrarë dhe të plagosur, shpërthimet trondisin qytetin, Stoltenberg: Rusia ka gati sulmin në shkallë të gjerë

schedule22:53 - 19 Shkurt, 2022

schedule 22:53 - 19 Shkurt, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë paralajmërimin e fundit në lidhje me agresionin rus ndaj Ukrainës.

Ndërkohë që foli në Samitin e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, shefi i NATO-s tha se Rusia ka përgatitur një sulm të shkallës së gjërë ndaj Ukrainës, i cili mund të ndodhë nga momenti në moment, sipas AFP, raporton abcnews.al.

Gjithçka thuhet në një kohë kur mediat perëndimore kanë publikuar pamje nga rreshtimi i ushtrisë ruse në kufijtë e Ukrainës me këmbësori, tanke, raketa si edhe me anije nga Deti i Zi.

Prej dy ditësh rrebelët e mbështetur nga Rusia janë duke goditur me artileri dhe armë të lehta pozicionet e ushtrisë së Ukrainës në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut duke vrarë sot 2 ushtarë dhe plagosur 4 të tjerë.

Autoritetet ukrainase janë shprehur se nuk do t’u përgjigjen provikimeve për të mos i dhënë shkak Rusisë që të pushtojë vendin.

Biden paralajmëroi një ditë më parë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës duke theksuar se ushtria ishte pozicionuar në formacion sulmi. /abcnews.al