TIRANË- 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.
Sipas informacioneve janë marrë kampionet e ushqimeve për t’u testuar pasi nuk përjashtohet mundësia e helmimit.
Vetëm disa kohë më parë 56 studentë u helmuan nga ushqimi i ofruar në Akademinë e Sigurisë.
Pas gjurmimit dhe analizave të kryera, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit konfirmoi se helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë në Sauk ka ardhur nga bakteri escherica.coli dhe B staphylococcus koagulaza pozitive.
Në një prej kampionëve të makaronave të gatuara, që u mor në kuzhinën e Akademisë pas analizave të kryera në laboratorin e referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare është gjetur prani mbi normë e këtyre baktereve.
Escherica.coli dhe B staphylococcus koagulaza pozitive janë dy baktere të cilat prekin traktin tretës pas konsumit të një ushqimi të kontaminuar, i cili mund të infektohet prej tyre nga higjiena e dobët, qoftë dhe duart e paralara.
AKU se ka ndërprerë aktivitetin kompanisë së kateringut SORI-AL. Gjithashtu vendosi gjobë në vlerën 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme.
Subjektit iu la detyrë marrja e masave për kryerjen e procedurës së asgjësimit të produktit të bllokuar rezultuar jo konform normave. Pronari I kompanisë Sori-Al po hetohet në gjendje të lirë.



