Të veshur me jelekë policie, disa persona tentojnë të vjedhin banesën në Vlorë

schedule13:58 - 26 Tetor, 2020

schedule 13:58 - 26 Tetor, 2020

Një grup personash të veshur si policë kanë tentuar të vjedhin një banesë këtë mëngjes në fshatin Haderaj në Vlorë.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Elton Nikaj bëjnë me dije se bëhet fjalë për një grup të cilët kryejnë vjedhje në banesa të veshur me jelekë policie.

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm raportohet si tentativa e dytë e grabitjes në këtë zonë, ndërsa dyshimet janë se ngjarja ka të bëjë me kultivimin e lëndëve narkotike dhe vjedhjen e një sasie kanabis për të cilën pronarët e banesës nuk kanë raportuar./mv. abcnews.al