Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlament, kryesocialisti Rama I qartë ndaj të vetëve, ndërsa u tha se ribraktisja e territorit nuk është opsion për forcën politike që ai drejton, ndërsa theksoi se 83 mandatet e fituara në zgjedhje janë një detyrim ndaj shqiptarëve
“Deputetët duhet ndërkohë të mos e ndërpresin, por ta artikulojnë edhe më mirë punën që nisi pas zgjedhjeve në territor. Ribraktisja e territorit nuk duhet dhe nuk mund të jetë opsion për këtë grup parlamentar. Dua ta theksoj këtë pasi besoj që 83 mandatet e kërkojnë këtë me një ngulm të panjohur më parë.
imponojnë shumë gjëra për këtë forcë politike, në fund të 2027 të dalim para atyre që na votuan duke thënë e bëmë atë për të cilën nga dhanë votën. Pastaj detyra tjetër është pjesa e këmbënguljes me të gjitha qytetet e Europës të bëjnë ratifikimet për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.” u shpreh Rama./abcnews.al


