Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të vendosen në dispozicion të të rinjve”/ Rama: Synojmë 1 mijë laboratorë për teknologjinë në gjithë vendin

schedule15:09 - 3 Prill, 2026

schedule 15:09 - 3 Prill, 2026

“Synojmë 1 mijë laboratorë për teknologjinë në gjithë vendin, që t’i vendosen në dispozicion të rinjve edhe jashtë orës së mësimit”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar këtë të premte me kryetarët e Bashkive. Gjithashtu kryeministri nënvizoi rëndësinë e teknologjisë, dhe angazhimin e përfshirjen e të rinjve.

“Me rëndësi janë edhe, laboratorë të dedikuar për teknologjinë në klasat e shkollave të cilat sot që flasim janë mbi 300, ndërkohë që me programin e qeverisë do të shkojnë në 1 mijë. Nuk mund të jenë laboratorë për nxënësit vetëm gjatë orës së mësimit, por edhe të mësimit të teknologjisë pas orës së mësimit. Për këtë duhet angazhimi dhe puna e drejtorive e bashkive për të organizuar një sistem ku të rinjve t’iu jepet mundësi të kenë akses në këto laboratorë”, u shpreh Rama.

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!