“Të vdesësh për pasionin”, historia e Raphael Dwamena, “djalit të mirë” të futbollit

schedule12:56 - 13 Nëntor, 2023

schedule 12:56 - 13 Nëntor, 2023

Historia e tij është e njëjtë me atë të miliona fëmijë afrikanë, që sapo lindin duhet t’i bëjnë llogaritë me varfërinë dhe dramat sociale që vijnë prej saj. Nuk mund t’i shpëtonte kësaj Raphael Dwamena, një fëmijë i ardhur në jetë nga lidhja e një çifti të pamartuar që e braktisën menjëherë. Ishte gjyshja që e rriti në Nkaukau të Ganës. Pikë referimi në fëmijëri, ajo nguliti te Rafael besimin e fortë kristjan që e shoqëroi deri në ditën e fundit, por siç tregonte vetë ai në një intervistë të vonshme nuk pranonte pasionin e madh për futbollin që kishte nipi i saj.

Por ashtu, si pjesa më e madhe e futbollistëve edhe Dwamena e kultivoi ëndrrën e tij duke luajtur me shokët. Nuk harronte kurrë këpucët e para të sportit që ia bëri dhuratë xhaxhai i tij në moshën 14 vjeçare. I përshkruante më përpikmëri, markën, ngjyrën dhe detajet, ndërsa me to u prezantua dhe u përzgjodh në Akademinë “Red Bull” në Ganë, e lidhur me klubin e Salzburg në Austri.

Aty luajti për tre vite, derisa u përzgjodh mes talenteve që u transferuan te skuadra austriake, ku luajti me moshat, përpara se të niste karrierën si profesionist në fillim me një huazim te Liefering dhe më pas me transferimin te Lustenau.

Por sezoni më i mirë i tij ishte te Zurich në kampionatin zvicerian. 21 gola në 51 ndeshje dhe shumë pranë kapërcimit të madh në karrierë. Brighton ishte gati ta merrte në Premier League për 15 milion franga. Gjithçka po shkonte në mënyrën më të mirë, derisa testet mjekësore zbuluan se diçka nuk shkonte me zemrën e tij. Mjekët sugjeruan vendosjen e një “aparati pismekër” të cilin e mbajti për disa kohë, duke luajtur për Zaragoza-n e Levante-n në Spanjë e më pas me Velje në Danimarkë, e Blau Linz në Austri. Por aparati në zemër nuk e pengonte të rrugën e tij sportive, derisa mori vendimin që ndoshta i kushtoi jetën pak kohë më pas.

Ai hoqi “peacemaker”-in në zemër, duke u detyruar të luante në kategorinë inferiore në Zvicës me Old Boys të Zyrihut, derisa u njoh me Egnatian dhe futbollin shqiptar. Ai u kthye në një goleador dhe një nga lojtarët më të mirë të Supeligës, derisa në mesditën e 11 nëtorit humbi jetën në fushën e lojës, duke ndjekur ëndrrën dhe pasionin e tij…  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!