Të tjera probleme për Trump, ish-punonjësi ndryshon dëshminë: Më urdhëroi të fshij kamerat

schedule08:45 - 23 Gusht, 2023

schedule 08:45 - 23 Gusht, 2023

Donald Trump është implikuar nga një prej punonjësve të tij në çështjen e dokumenteve të klasifikuara. Yuscil Taveras, drejtues e menaxher i IT, i identifikuar si punonjës i Trump në 4 dokumente ligjore, ka ndryshuar dëshminë e tij, menjëherë sapo ndryshoi avokat mbrojtës, njoftuan prokurorët.

Tani ai akuzon ish-presidentin dhe dy ndihmës të tij për përpjekje për të fshirë pamjet e kameras së sigurisë, thonë prokurorët e çështjes.

Aktualisht ish-presidenti 77 vjeçar, përballet me 40 akuza për këtë çështje. Ndërkohë 2 punonjësit e tjerë të tij, të akuzuar nga drejtori i IT, ndihmësi personal Ualt Nauta dhe punonjësi i mirëmbajtjes në vilën në Mar-a-lago, Carlos De Oliveira, janë deklaruar të pafajshëm.

Trump akuzohet se pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ka marrë dhe ka fshehur në vilën në Florida, dokumente sekrete, sensitive dhe është përpjekur ta fshehë këtë krim, duke fshirë pamjet e kamerave të sigurisë, për të mos patur asnjë prove.

Drejtuesi i IT së Trump, Yuscil Taveras, në dëshminë përpara gjykatës këtë mars vazhdimisht përsëriti se kurrë nuk i është kërkuar nga Trump apo njerëzit e tij që të fshijë pamjet e kamerave të sigurisë në Mar-a-Lago por tashmë e ndryshoi dëshminë e tij dhe akuzon drejtpërdrejt Donald Trump.

Atij i është kërkuar të fshijë çdo pamje ku duken kutitë e mëdha të mbushura me dokumente, brenda resortit luksoz.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!