Në takimin e zhvilluar me emigrantët shqiptarë në Itali, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka shansin të jetë pjesë e familjes Europiane dhe se këtë shans nuk mund ta humbasë për asnjë arsye.
“Kjo është e përpjeta e fundit, dhe është fundi i historisë sonë jashtë Europës dhe përpara nesh kemi vetëm një datë 11 majin dhe pastaj kemi vetëm një mandat 4 vjet për të fituar bastin historinë me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën. Sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë se ç’kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës që kanë ndërkombëtarisht. Dhe kjo është dekada e ardhjes së fatit europia të Shqipërisë, në dorë tonë që kurse ne dolëm nga ferri komunist. BE na ka vënë përpara një plan të dakordësuar që ne të mbyllim marrëveshjen e anëtarësimit duke mbyllur negociatat brenda 2027”, tha mes të tjera ai.
/abcnews.al/