Antoine Griezmann është fans i madh i lojës së njohur, Football Manager dhe sa herë gjen kohë të lirë luan dhe argëtohet me të, duke blerë e shitur shokët e ekipit.
Ai është i grumbulluar me Francën dhe gjatë një udhëtimi në avion në një video të filmuar nga shokët e tij, ai tregon arritjet dhe i thotë Mbappe se e ka blerë te Newcastle, skuadra e zgjedhur për tu menaxhuar nga francezi.
“Të bleva te Newcastle për 134 milionë”, i tregon Grizemann, Mbappesë, që dha një përgjigje të ftohtë. “Atje është shumë ftohtë”, u shpreh Mbappe, që indirekt tregoi se nuk i pëlqen edhe aq kalimi në Angli, ku bie shumë shi dhe dielli del rrallë. D.L/abcnews.al
C'est reparti pour une nouvelle saison de FM avec @AntoGriezmann et @Dembouz ! ?? #FiersdetreBleus pic.twitter.com/WoBVoWqJ0t
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) June 7, 2021