Renaldo Kola është personi i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri, të regjistruara pasditen e së dielës në Golem të Shkodrës.
Kola u qëllua nga Mario Kroni, i cili është shpallur në kërkim, teksa forcat e policisë vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.
Dyshohet se Kroni është larguar nga vendi i ngjarjes, me një furgon të bardhë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al