Të shtënat në Golem të Shkodrës, identifikohet i plagosuri. Policia vijon kontrollin në zonë për kapjen e autorit

schedule18:14 - 8 Shtator, 2024

schedule 18:14 - 8 Shtator, 2024

Renaldo Kola është personi i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri, të regjistruara pasditen e së dielës në Golem të Shkodrës.

Kola u qëllua nga Mario Kroni, i cili është shpallur në kërkim, teksa forcat e policisë vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.

Dyshohet se Kroni është larguar nga vendi i ngjarjes, me një furgon të bardhë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!