Të shtënat në drejtim të biznesit në Shkodër, pronari efektiv i Shqiponjave

schedule22:46 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 22:46 - 22 Dhjetor, 2020

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Shkodër. Gazetari i ABC,  Simon Shkreli raporton se në momentin që ka pasur të shtëna, lokali ka qenë i mbyllur. Pronarët, Albert dhe Nikollë Pjetri, kanë edhe shtëpinë afër me biznesin.

Nuk dihet ende se përse në drejtim të këtij lokali kanë shtënë me armë zjarri, por ekziston mundësia që shkak të jetë puna që vëllezërit Pjetri bëjnë.

Alberti është efektiv i Shqiponjave, ndërsa Nikolla, efektiv i patrullës. Kurse, vëllai tjetër i tyre Vlash Pjetri ka qenë administrator i Njësisë Administrative Rrethina, që përfshin zonën ku ndodhet lokali.

Në zonë, një numër i madh policësh janë duke bërë krehjen. Po shihet po ashtu mundësia e marrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë.

Gazetari Shkreli raporton po ashtu se në vendin e ngjarjes ka edhe mungesë të ndriçimit publik. Kjo e bën të vështirë identifikimin e autorëve. Në opinionin e shkodranëve, vëllezërit njihen si njerëz të qetë e të punës dhe jo njerëz me konflikte.

Brenda pak ditësh janë regjistruar disa ngjarje që në fokus kanë pasur efektivë të policisë, rasti i Xhulio Prelës, Nevaldo Hajdarajt që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Hajdaraj, si dhe rasti i efektivit të FNSH-së Rolald Bicerri që u vra aksidentalisht nga i biri 7-vjeçar teksa luante bilardo. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!