Të shtënat me armë zjarri në Radhimë, flet turisti nga Norvegjia: U trembëm, u larguam me vrap

schedule13:32 - 4 Korrik, 2022

schedule 13:32 - 4 Korrik, 2022

Abcnews.al zbardh dëshminë e parë të një turisti norvegjez, i cili ishte i pranishëm në plazhin e Radhimës në Vlorë në momentin që u dëgjuan të shtëna nga armë zjarri.

Turisti thotë se dëgjoi 2 deri në tre të shtëna dhe se u largua menjëherë nga vendi pas të shtënave.

Ai tha se nuk e di nëse ka të plagosur dhe se u frikësua nga ngjarja.

“Dëgjuam të shtënat, dhe ikëm me vrap. Ka pasur 2, 3 të shtëna . Nuk kemi parë asgjë tjetër. Nuk e di nëse është plagosur njeri. U frikësova. Kam ardhur me familjen këtu”, tha turisti.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie për zbardhjen e të shtënave  dhe kapjen e autorit.

/abcnews.al/