Të shtënat me armë zjarri në Peqin/ Kryebashkiaku Maçi ndërhyn për të shuar sherrin mes dy personave (emrat)

schedule14:13 - 24 Nëntor, 2023

schedule 14:13 - 24 Nëntor, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të premte në Peqin. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt Leonard Elezit dhe Adriatik Cekës ka degjeneruar me përdorimin e armës.

Mësohet se konflikti ka ndodhur gjatë aktivitetit për festat e nëntorit dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër. Në momentin e të shtënave ka qene i pranishëm dhe kryebashkiaku Bukurosh Maçi, i cili sipas të dhënave ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Xhami”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve 50 vjeç dhe 40 vjeç, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./abcnews.al