PUKË- Policia e Pukës ka reaguar për ngjarjen e orëve të vona të së shtunës, ku një 26-vjeçar, dyshohet se ka qëlluar më armë zjarri në ajër. Autori është identifikuar me iniciale K.P, banues në kryeqytet. Grupi hetimor po punon për kapjen e të riut dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, përmes një deklarate tha se janë kërcënuar mbështetës të Partisë Socialiste. Ai pretendon se pas kësaj ngjarjeje fshihet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Njoftimi i Policisë:
Qëlloi në mesnatë, me armë zjarri në ajër nga automjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Vijon puna intensive për kajen e 26-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, me marrjen e njoftimit, në mesnatë, rreth orës 00:20, se në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz, ishin dëgjuar të shtëna me armë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën, ku falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit, i cili ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të policisë bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe shpallja në kërkim e shtetasit K. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Vijon puna intensive për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim dhe e automjtetit nga i cili ky shtetas ka qëlluar në ajër, duke qënë në lëvizje. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme/n.m.abcnews.al