Të shtënat drejt furrës së bukës në Shkodër, policia jep detaje: Autori qëlloi pas një konflikti me pronarin

schedule21:01 - 22 Mars, 2022

schedule 21:01 - 22 Mars, 2022

Një konflikt për motive të dobëta është bërë shkak për të shtënat me armë zjarri drejt një furre buke në Shkodër. Policia bën me dije se autori Armando Ndreu 32 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të furrës së bukës në pronësi Sadet Salës duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Kjo ka ndodhur pas një konflikti mes tyre për motive të dobëta.

Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale“, thotë policia.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!