Një punonjës i policisë private është vënë në pranga në lidhje më të shtënat në drejtim të një biznesi në Tiranë.
I arrestuari është 46-vjeçari P.M., i cili njoftohet se në momentin e ngjarjes ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.
Po ashtu, njoftohet se gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve, shtetasit E.B, i kane gjetur disa fishekë luftarakë i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë.
Lexo edhe: Gëzhoja tek dera, ky është biznesi që u qëllua me armë zjarri gjatë natës në Tiranë
Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autoreve.
Njoftimi:
Tiranë
Arrestohet në flagrancë 46-vjeçari, punonjësi i policisë private.
Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr,6, pas denoncimit të marrë nga shtetasi S.A., se në biznesin e tij kishte gjetur disa gëzhoja armë zjarri si edhe xhamin e derës të thyer, menjeherë organizuan punën, u ngrit grup hetimor dhe u kryen veprimet e para proceduriale.
Në përfundim të veprimeve të para ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P.M., 46 vjeç.
Ky shtetas në momentin e ngjarjes ka qenë i planizuar në shërbim, i ka vënë re autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.
Gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorëve shtetasit E.B, i kane gjetur disa fishekë luftarak i cili në perfundim të veprimeve të para u procedua ne gjendje të lirë
Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e autoreve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale“Moskallzimi i krimit” dhe “Shperdorim i detyres”. /abcnews.al/