Të shtëna në Zyrih, vdesin dy persona jashtë një banke

schedule16:12 - 23 Shkurt, 2018

schedule 16:12 - 23 Shkurt, 2018

Dy persona janë qëlluar për vdekje jashtë një banke në Zyrih të Zvicrës.

Në mediat lokale janë shfaqur imazhet e dy trupave të palëvizur në tokë pranë filialit të bankës UBS.

Sipas BBC, ka një prezencë të lartë të policisë në vendngjarje. Policia e Zyrihut tha gjithashtu se situata është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik për njerëzit.

Dëshmitarët kanë raportuar për katër ose pesë të shtëna.

Arsyeja e sulmit mbetet ende e paqartë./abcnews.al