Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna në Greqi, policia plagos një shqiptar

schedule08:57 - 8 Tetor, 2021

schedule 08:57 - 8 Tetor, 2021

Një incident me një shqiptar të përfshirë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Athinë. Mediat në vend raportojnë se rreth orës 09.00 patrulla e policisë ndaloi një automjet tip “Peugeot”.

Ata i bënë sinjal shoferit që të ndalonte për ta kontrolluar dhe vunë re se makina ishte e vjedhur. Ndërsa, shoferi për të cilin thuhet se është shqiptar, raportohet se e shtyu një nga policët hipi në makinë dhe tentoi të largohej.

Më tej oficeri i policisë qëlloi në drejtim të shqiptarit dy herë, dhe një prej plumbave e kapi në këmbë. Ndërkohë pritet mbërritja e autoambulancës për të marrë të lënduarin. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!