Një sasi e konsiderueshme kanabisi është kapur falë një operacioni të policisë së Lezhës. Raportohet se kanabisi ishte i fshehur brenda një makine në të cilën ndodheshin disa persona të cilët janë mundur të ndalohen.
Gazetari i ABC, Gjergj Figuri, raporton se “Blutë e Lezhës” kishin informacion për posedimin e lëndës narkotike dhe kishin ngritur postbllok në autostradën drejt Laçit në dalje të Lezhës.
Pasi janë ndaluar nga policia, njeri prej personave që ndodhe ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga efektivët të cilët qëlluan edhe me armë në ajër gjatë operacionit.
Ata janë ndaluar dhe po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa lënda e dyshuar kanabis do të analizohet dhe identifikohet nga marrja në pyetje e personave që ndodheshin në makinë se kujt i përkiste.
/abcnews.al/