Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Qëllohet në ajër, nuk ka persona të lënduar

schedule19:39 - 5 Janar, 2025

schedule 19:39 - 5 Janar, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.

Burime nga policia konfirmojnë për gazetarin Elton Nika se është qëlluar në ajër dhe nuk ka persona të lënduar. Siç raportohet, është dëgjuar vetëm një e shtënë.

Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë për të shtëna me armë në bulevard. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Njoftimi i Policisë:

Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!