EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person

schedule23:22 - 12 Janar, 2024

schedule 23:22 - 12 Janar, 2024

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, ku është plagosur një person. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur te rreth rrotullimi në Selitë.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Zamir Kalemi, 35 vjeç, i cili ka marrë një plagë të lehtë në këmbë, pa rrezik për jetën. Ende nuk dihet autori/ autorët dhe shkaqet e e kësaj ngjarjeje. /abcnews.al