Plagoset me armë zjarri punonjësi i IMT-së në Tiranë, sa kishte përfunduar zbatimin e vendimit

schedule17:53 - 12 Gusht, 2022

schedule 17:53 - 12 Gusht, 2022

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.

Burime bëjnë me dije se, shtetasi Qani Muça ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës I.M.T-së, Ilirjan Gavelli, rreth 50 vjeç që sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve.

Autori u kap nga shërbimet e policisë.

Njoftimi:

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!