Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet drejt një makine

schedule10:28 - 7 Tetor, 2022

schedule 10:28 - 7 Tetor, 2022

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit sot, në Shkodër.

Uniformat blu bëjnë me dije se sot rreth orës 02:00 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane.

Për  fat të mirë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit, Armand Babaj  42 vjeç ai që ka denoncuar në polici ngjarjen. Ai ka thënë në polici se nuk ka mundur të shikojë se kush ka qenë autori që qëlloi drejt makinës së tij.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, shtetasi A. B., 42 vjeç, banues në fshatin Mjedë, ka njoftuar sallën operative se në aksin rrugor “Shkodër-Vau i Dejës”, në rrugën e fshatit Vukatane, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/abcnews.al/