Video/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ABC News sjell pamjet nga vendngjarja

schedule22:44 - 8 Korrik, 2023

schedule 22:44 - 8 Korrik, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen “Xhabie” në Shkodër.

Raportohet se një person, teksa po qarkullonte me automjet, ka qëlluar dhe më pas është larguar.

ABC News ka siguruar pamje nga vengdngjarja, teksa shihet se forca të shumta të policisë që kanë bërë rrethimin e zonës, teksa në rrugë janë gjetur deri më tani rreth 10 gëzhoja.

Në vendngjarje janë gjetur dy lloje gëzhojash, gëzhoja pistolete TT dhe gëzhoja kallashi

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!