Vrasja në Lezhë/ Policia reagim zyrtar: 40-vjeçari Nikulaj u qëllua në makinë

schedule21:45 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 21:45 - 2 Dhjetor, 2023

LEZHË– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë dhe si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar. Ai është Elio Nikulaj, i cili u dërgua i gjallë në spital, por më pas humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin. Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore. Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës”, raportoi fillimisht policia, por më vonë konfirmoi se 40-vjeçari humbi jetën në spital.