Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë zjarri gjatë videoklipit të reperit të njohur, të paktën 10 të plagosur

schedule12:25 - 6 Janar, 2023

schedule 12:25 - 6 Janar, 2023

Të paktën 10 persona u plagosën nga të shtënat në Miami gjatë xhirimeve të një videoklipi nga reperi French Montana.

Siç raporton 7News, ngjarja ka ndodhur në restorantin The Licking, në zonën e Miami Gardens. Policia e zonës dhe njësitë e shpëtimit nga zjarri iu përgjigjën njoftimeve për të shtëna në restorant pak para orës 20:00 (koha lokale) të enjten.

Lokali është rrethuar nga makinat e patrullës së policisë, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat.

Ndërkohë, policia e Miami Gardens nuk e ka konfirmuar ende numrin e të plagosurve.

“Ne jemi ende duke punuar. Po, ka të shtëna të shumta,” tha Detektivja e MGPD Diana Gorgue për 7Neës. “Ne ende po punojmë në vendin e krimit. Ne nuk mund t’i konfirmojmë numrat në këtë moment sepse gjithçka është ende e freskët dhe ata janë ende duke hetuar.”

Ndërsa, mjekët ndihmës kanë dërguar katër të plagosur në Qendrën e Traumës Ryder. “Kemi pasur gjithsej 10 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Katër erdhën vetë në spital dhe ne kemi trajtuar tashmë gjashtë të cilët janë transportuar”, tha një i shpëtuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!