Një 37-vjeçar u plagos në këmbë pas një sherri të çastit me një person tjetër, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim. Ngjarja ndodhi në qendër të Lezhës, pranë Katedrales. Sipas policisë, i dëmtuari është Ardjan Kola, ndërsa autori i dyshuar, Aleksandër Dedgjonaj. Nga informacionet e para mësohet se mes këtyre dy personave, dyqanet e të cilëve ndodhen pranë njëri-tjetrit, ka lindur një debat për motive të dobëta. Pasi kanë fyer njëri-tjetrin verbalisht, autori nxorri pistoletën dhe e qëlloi Kolën në të dy këmbët. Mjekët e spitalit rajonal të Lezhës njoftuan se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ngriti postoblloqet për kapjen e autorit. /ABC News Albania 24/7
Të shtëna me armë para Katedrales në Lezhë, plagoset 37-vjeçari
schedule20:58 - 10 Shtator, 2019
schedule 20:58 - 10 Shtator, 2019