Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uashington ku si pasojë e të shtënave me armë një person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë 2 fëmijë.
Sipas informacioneve, një burrë u shpall i vdekur në vendngjarje dhe pesë të tjerë, përfshirë një nëntë-vjeçar dhe një 12-vjeçar, u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën.
Zyrtarët kanë konfirmuar se të shtënat ndodhën rreth orës 18:10 në veri-lindje të qytetit, duke theksuar se autorët kanë dalë nga automjeti dhe kanë filluar të qëllojnë.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për ngjarjen dhe kapjen e të dyshuarve.
/abcnews.al