Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të xhamisë Xhura në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar drejt një patrulle të Forcave “Shqiponja”, nga një person i cili po ndiqej nga efektivët, pas informacioneve se ai po qarkullonte me armë zjarri.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë, Edlir Alleshi, i cili është në sallën e operacionit, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit.
Efektivi ka qënë në ndjekje të këtij personi, teksa ky i fundit e ka qëlluar me dy plumba në bark./abcnews.al