EMRAT/ Tiranë, qëllohet me armë një person te “Komuna e Parisit”, identifikohen autori dhe i lënduari

schedule14:47 - 19 Gusht, 2024

schedule 14:47 - 19 Gusht, 2024

Të shtëna me armë zjarri raportohen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në kompleksin ‘Kika 2’ në Komunën e Parisit.

Shtetasi Lorenc Kosta, rreth 45 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga shtetasi i dyshuar Erion Goxhara, me detyrë oficer policie te forcat Shqiponja.

Kosta, i cili ka marrë një plumb në këmbë është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është stabël.

Për sa i përket autorit të dyshuar, Goxhara dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip ‘Chevrolet’.

Gazetari Ervin Leka në një raportim të drejtpërdrejtë për ABC News u shpreh se “I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas një informacioni të fundit, i plagosuri është Loren Kosta, 45 vjeç, ndërsa mbetet për tu verifikuar nga policia identiteti i plotë i të lënduarit. Dyshohet për një sherr të momentit, por mbetet për t’u verifikuar nga policia.

Shkaqet ende nuk dihen, por grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.”

ABC News ka siguruar pamje, ndërsa Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po i jepet ndihma e parë të plagosurit. Sakaq, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!