Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave në qytetin qendror të Bnei Brak-ut, në lindje të Tel Avivit.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
Mediat raportojnë se të shtënat ndodhën vetëm dy ditë pas një rasti tjetër të ngjashëm në qytetin Hadera ku humbën jetën dy oficerë policie dhe një javë pas një sulmi me thikë në qyteti jugor të Beersheba-s ku mbetën të vrarë katër persona.
Sipas policisë në vend, të shtënat e së martës ndodhën në dy vendndodhje, me sa duket nga një person i armatosur i hipur në një motoçikletë. Grupi militant “Shteti Islamik” mori përgjegjësinë për të dy sulmet e javës së kaluar, në të cilat u vranë sulmuesit. /abcnews.al/