Të shtëna me armë në SHBA, raportohet për 3 të plagosur

schedule09:04 - 23 Prill, 2022

schedule 09:04 - 23 Prill, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një person i armatosur ka qëlluar 3 persona pranë një shkollë përpara se të vriste jetën, shkruan The Guardian.

Sipas policisë, i dyshuari, Raymond Spencer, 23 vjeç, nga Virxhinia, fillimisht u identifikua nga një video që kishte postuar në mediat sociale ku tregonte momentin e të shtënave me armë zjarri. Ai kishte shkruan sipër videos: “Të shtëna në shkollë!”

Shefi i policisë metropolitane të Uashingtonit, Robert Contee, tha në një konferencë për shtyp se videoja “dukej shumë autentike”, por ende nuk dihet nëse ngjarja u transmetua drejtpërdrejt apo u postua pasi u regjistrua.

Policia sekuestroi më shumë se gjysmë duzinë armësh zjarri, duke përfshirë disa pushkë, dhe sasi të mëdha municionesh në apartament, sipas shefit të policisë.

“Qëllimi i tij ishte të vriste dhe lëndonte anëtarët e komunitetit tonë”, porende nuk dihet motivi, tha Contee, duke shtuar se i autori veproi i vetëm.

Tre personat  u dërguan në spitale për të marrë ndihmën e menjëhershme. Të plagosurit janë një burrë 54-vjeçar, një grua rreth të 30-tave dhe një vajzë 12-vjeçare.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!