SARANDË- Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka rrethuar një automjet tip “BMW” dhe një motor.
Paraprakisht nuk dihet nëse ka të plagosur. Referuar informacioneve të para, në spitalin e qytetit nuk ka mbërritur asnjë person i plagosur.
Policia kriminale ka rrethuar zonën dhe po kryen të gjitha verifikimet për ngjarjen. Jozyrtarisht thuhet se ka qëlluar me armë një person, i cili ka dalë para pak kohësh nga burgu, i arrestuar në 2021 për vjedhje me dhunë. Autori ka braktisur automjetin dhe është larguar nga venddngjarja./ n.m.abcnews.al