Të shtëna me armë në një sallë koncertesh në Moskë, raportohet për 12 viktima

schedule19:04 - 22 Mars, 2024

schedule 19:04 - 22 Mars, 2024

Të paktën 12 viktima janë raportuar në Moskë pas të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në një sallë koncertesh.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, dyshohet se autorët janë 3 persona, të cilët ishin të maskuar.

“Evakuimi i njerëzve po vazhdon”, thanë shërbimet e urgjencës, teksa mendohet se 35 persona janë plagosur.

Ndërtesa është përfshirë nga flakët, ndërsa personat që gjendeshin brenda, janë evakuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!