Të shtëna me armë në Minneapolis të ShBA-së, një i vrarë dhe 11 të plagosur

schedule14:45 - 21 Qershor, 2020

schedule 14:45 - 21 Qershor, 2020

Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur këtë të dielë në SHBA. Ngjarja ka ndodhur në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se policia lokale fillimisht tha se dhjetë persona janë qëlluar me armë dhe kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme, por e ndryshuan shifrën me një postim në Twitter rreth orës 3 të mëngjesit.

Vendi ku ndodhi sulmi është më pak se pesë kilometra larg zonës tregtare dhe lagjes së përfshirë nga protestat pas vdekjes së ameriaknit George Floyd në duart e policisë më 25 maj. Policia ende nuk ka dhënë hollësi për shkakun e sulmit.

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje dhe autorin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!