Të shtëna me armë në Kosovë, një i plagosur

schedule21:46 - 6 Prill, 2024

schedule 21:46 - 6 Prill, 2024

KOSOVË- Në Fushë-Kosovë, të shtunë pasdite, një person është plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha Ahmeti.

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!