Të paktën pesë persona, duke përfshirë një oficer policie, u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të premten pas të shtënave me armë në Gjeorgji, sipas autoriteteve.
Autori hapi zjarr nga ballkoni i një apartamenti në qytetin e Sagarejo, rreth 58 kilometra (36 milje) në lindje të kryeqytetit Tbilisi. Mediat gjeorgjiane e identifikuan atentatorin, një ish ushtar që ka shërbyer në Afganistan.
“Ka qenë pjesë e forcave të armatosura që nga viti 2006, ndërsa u largua nga ushtria në vitin 2021. Nuk e dimë çfarë ndodhi”, tha Ministri i Brendshëm i Gjeorgjisë Vakhtang Gomelauri.
Pasi ekipet e sigurisë u mobilizuan në vendngjarje, i akuzuari kreu vetëvrasje me armë zjarri.
/abcnews.al