DURRËS– Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në Shijak.
Si pasojë e një konflikti të çastit Arbër Hoxha ka plagosur në këmbë Enidor Dedja, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në fshatin Xhafzotaj. Abc News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Personi i plagosur është dërguar në spital, ndërsa vazhdon punën policia për zbardhjen e ngjarjes. /abcnews.al