Të shtëna me armë janë regjistruar në drejtim të një kompleksi në Yrshek.
Njoftohet se rreth orës 00:35, pas mesnate, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të 49-vjeçarit Enver Çaushi. Si pasojë e të shtënave në drejtim të resortit me emrin “Eiffel” ka pasur vetëm dëme materiale.
Burime për ABC News bëjnë të ditur se policia dyshon se bëhet fjalë për konflikte të vjetra. Po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. /abcnews.al/