Të shtëna me armë jashtë një banke në Kentaki në SHBA

schedule15:34 - 10 Prill, 2023

schedule 15:34 - 10 Prill, 2023

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja shkruajnë se të shtënat janë regjistruar jashtë një banke në qytetin e Louisville, Kentaki, SHBA.

Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat , ngjarja është regjistruar jashtë Bankës së Vjetër Kombëtare, në Louisville, ku dyshohet se disa nga personat që mund të jenë ndodhur aty të kenë humbur jetën.

Forca të mëdha policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët që të mos afrohen./abcnews.al