Të paktën dy persona mbetën të vrarë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një person nisi të qëllonte me armë zjarri në një sallë në Grinvill, në Dallas. Të shtënat ndodhën gjatë një feste për fillimin e vitit shkollor në Texas.
Fotografitë dhe pamjet tregojnë vendin me shumë persona të plagosur në tokë ndërkohë që të tjerët mundohen të japin ndihmën e parë. Në festë merrnin pjesë me qindra adoleshentë.
Dhe pse mediat raportojnë për viktimat, autoritetet ende nuk konfirmojnë shifrën. Po sipas raportimeve të mediave amerikane, autori i sulmit është në arrati. /ABC News Albania 24/7