Raportohet për të shtëna me armë zjarri në lagjen Rus në qytetin e Shkodrës.
ABC News mëson se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar. Është qëlluar ndaj një automjeti tip ‘Range Rover’.
Nga pamjet e siguruara nga gazetari Simon Shkreli, shihet automjeti me shenja plumbi dhe gëzhoja në rrugë.
/abcnews.al